Rreth nesh old - Skopje East Gate

BALFIN Group (Balkan Finance Investment Group) është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total.

Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.

Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve pranë përmes zhvillimit ekonomik, rritjes së punësimit dhe investimeve sociale.

"Shkupi East Gate është investimi më i madh privat në Maqedoni, i cili do të krijojë mundësi të mëdha biznesi, do të garantojë punësim, do të rrit tregtinë, do të tërheq kompanitë globale dhe do të ofrojë një qasje të re në jetën e qytetit."

SAMIR MANE

President i Grupit Balfin