Living ALB - Skopje East Gate

FILLONI NJË STIL TË RI TË JETËS

Harta ndërvepruese Design your flat

MË SHUMË SE NJË SHTËPI E RE

Imagjinoni mëngjese të rrethuara me një gjelbërim të bollshëm, duke pasur gjithçka që dëshironi vetëm një hap larg jush dhe të jeni pjesë e ritmit të ri urban.

Të jesh pjesë e East Gate Living është më shumë sesa thjesht të blesh një shtëpi të re, pasi bëhesh pjesë e vizionit të Shkupi East Gate që do të thotë një stil i ri i jetes moderne.

672

NJËSI BANIMI

25.000m2

SIPËRFAQE E GJELBËR

20

LLOJE TË APARTAMENTEVE UNIKE

50m

DISTANCA NDËRMJET NDËRTESAVE

Unioni Financiar Shkup – Unionnet, agjent i Western Union në Maqedoni, është investitori pas ndërtimit të ndërtesës A1 të kompleksit banesor East Gate Living. Procesi i ndërtimit dhe shitjes drejtohet nga East Gate Living i cili është pjesë e Grupit BALFIN (Balkan Financial Investment Group), një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

East Gate është pjesë e Grupit BALFIN (Balkan Finance Investment Group) është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve pranë përmes zhvillimit ekonomik, rritjes së punësimit dhe investimeve sociale.

 

AK-INVEST është një kompani me përvojë, njohuri, seriozitet dhe profesionalizëm. Vizioni ynë është të krijojmë një kompani të qëndrueshme dhe profesionale e cila është e angazhuar për realizimin e projekteve. Strategjia jonë është që në mënyrë të vazhdueshme të kemi pajisje mekanike aktuale dhe të përshtatshme, burime njerëzore të besueshme dhe licensat e kërkuara që përputhen me standardet ndërkombëtare.

 

hemelimi i një biznes tregimi të suksesshëm familjar “SMS Construction” filloi në vitin 1996 dhe për të flitet edhe sot e kësaj dite. Tregimi më vete është i bazuar në ndërtimin dhe krijimin e vlerave të larta – siguri, kualitet, stabilitet, si dhe kujdes ndaj mjedisit jetësor. Ndërtojmë objekte industriale, banimi dhe biznesore , që nga zgjidhja ideore deri më “çelsat në dorë” , duke i ndjekur standardet më të larta bashkëkohore. Ne asnjëherë nuk bëjmë kompromise, për ne kualiteti nuk është zgjedhje por detyrim, ndërsa kënaqësia e klientit ështe motivimi ynë më i madh.

 

SIPËRFAQE ME GJELBËRIM

Duke filluar nga apartamentet me kopshte të gjëra e të gjelbërta e deri në zonat e hapura të tarracave kaskade në katet e secilës ndërtesë, nuk ka asnjë pamje që nuk është e pasuruar me gjelbërim.
Distanca ndërmjet ndërtesave prej 50 m jep një mundësi perfekte për të shijuar zonat e gjelbërta ku qiramarrësit dhe vizitorët mund të pushojnë duke bërë një shëtitje të shkurtër, si dhe çdo prind të kënaqet duke parë fëmijët e tyre duke lozur lirshëm në terrenet e lojërave të fëmijëve, m’u përpara vatrës së tyre.

APARTAMENTE UNIKE

Përveç apartamenteve me zgjidhje hapësinore të krijuara në mënyrë ideale duke filluar nga 42 m2 mes të cilave mund të zgjidhni një shtëpi me një deri në tre dhoma gjumi, East Gate Living ofron një asortiment të apartamenteve unike që arrijnë edhe deri në 210 m2. Duke filluar nga apartamentet e katit përdhesë me tarraca të gjera dhe zona të gjelbërta, e deri te apartamentet me tarraca të mëdha që ndodhen në të gjitha katet kaskadë, si dhe duplekset unike, në East Gate Living do të gjeni një asortiment të gjerë të apartamenteve unike.

STANDARDE TË CILËSISË

Duke filluar nga materialet e klasit të parë për dyshemetë, pllakat dhe pajisjet sanitare e deri në zgjedhjen e materialeve izoluese termike dhe të tingullit, mund të jeni të sigurt që shtëpia juaj plotëson standarde të larta të cilësisë dhe efikasitetit të energjisë A +. Secili apartament do të jetë i pajisur me sisteme Smart Home që ndjekin ritmin tuaj të jetës moderne, ndërsa me sistemin e kondicionimit Multi-Split për ftohje dhe ngrohje do të keni kontrollin mbi temperaturën e çdo dhome që të keni rehati të plotë.

VETËM NJË HAP LARG VATRËS SUAJ

Një pjesë e aspektit praktik të të qenit pjesë e East Gate Living është se nuk duhet të shqetësoheni për të gjetur gjithçka që ju nevojitet për shtëpinë tuaj, veten ose të dashurit tuaj. Menjëherë pranë shtëpisë tuaj keni në dispozicion një asortiment të gjerë dyqanesh të kategorive të ndryshme, si dhe një supermarket të madh, sallon bukurie, qendër fitnesi, sallon dekorimi shtëpie dhe një dyqan me të gjitha llojet e pajisjeve elektronike dhe shtëpiake, si dhe një sërë shërbimesh tjera në dispozicionin tuaj në çdo kohë (banka, zyrë postare, etj.).

LOKACION I PËRSOSUR

Në vetëm 5 minuta larg nga qendra e qytetit, East gate Living ka lidhje të shkëlqyera. Afërsia e bulevardit "Aleksandar Makedonski" ju ofron një lidhje të drejtpërdrejtë me autostradën ndërkombëtare E-75 dhe E-76 përmes M4, e cila shmang të gjitha bllokimet e trafikut kur shkoni në rrugë ose kur ktheheni në shtëpi në Shkup. Ndërsa, nëse planifikoni të udhëtoni me aeroplan, aeroporti ndërkombëtar është vetëm 15 minuta larg me makinë.